Në një video tronditëse ku shihet edhe komandanti i shqiptarëve në Siri nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri është publikuar gjatë ditës nga militantët e ISIS.
Në video ata shihen duke e ekzekutuar një burrë te ri me bazuka.
Burri (ne moshe te re – me i ri se 18 vjec) të cilin e ekzekutuan raportohet të jenë Ibrahim Shraideh, anëtar i një fisi lokal, Al Shaitat në qytetin Abu Hamam në provincën siriane Deir ez Zor.
Muhaxheri është raportuar si i vdekur së fundmi dhe ka kohë që nuk ka pasur informacion për të, shkruan Koha.net.
Lavdërim Muhaxheri “u bë i njohur” duke grisur pasaportën Republikës së Kosovës dhe duke postuar foto te vet me një kokë të prerë njeriu në duar.
Ai ishte në luftën e “shenjtë” si pjesëtar i forcave të ISIS-it në Irak.
Ndryshe, Muhaxheri është shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi ai kishte publikuar fotot duke ia hequr kokën një fëmije në luftën në Siri.
KUJDES! Video me pamje të rënda