Armata Kombëtare Shqiptare përmes një deklarate shprehet e shqetësuar për marrëveshjen e fundit të cilën Kryeministri Mustafa e nënshkruajti në Bruksel.
”Deklarajojmë se ne AKSH ndihemi të zhgënjyer nga Kryeministri Mustafa dhe Ministri i punëvë të Jashtme Hashim Thaçi lidhur me të ashtuquajturen nënshkrimin e marrëveshjes për decentralizimin e komunave duke i dhënë mundësi të formojnë komuna të reja në Republikën e Kosovës”, thuhet në deklaratën e AKSH, të cilën e ka siguruar Gazeta NewBorn.
AKSH shprehet ashpër kundër Zajednicës dhe nënshkrimit të marrëveshjes për t’i dhënë mundësi shtetit serb që ta kontrollojë Republikën e Kosovës. Kjo armatë urdhëron Thaçin e Mustafën ti tërheqin nënshimet e tyre ”Ju kishim urdhëruar ti hiqeni nënshkrimet e juaja”, shkruhet mes tjerash në kë deklaratë.
Në fund AKSH deklaron se janë të gatshëm edhe të ndërhyjnë në çdo moment.