Në Kanada është riprodhuar një skenë e filmit King Kong.
Por ndryshe nga realizimet e tjera, Empire State Building dhe gorilla legjendar janë realizuar në çokollatë.
Janë dashur 26 orë punë dhe mbi 60 kilogramë çokollatë me qumësht për të rikrijuar King Kongun në krye të Empire State Building.
Autorët e skulpturës imponuese të çokollatës, e realizuar në Montreal, përcjell Shqiptarja, janë mastershefat e çokollaterisë Amaury Guichon dhe Christophe Morel.
Franko-Zvicerani Guichon, ndërsa ka postuar videon në Instagram e tij, ka dhënë edhe detaje mbi rrokaqiellin prej çokollate.
Ndërtesa është e lartë pothuajse dy metra e lartë dhe ka gjithsej 7345 dritare.