Monedha kriptografike Ripple u rrit me shpejtësi të Premten e fundit të 2017-ës duke u vlerësuar në total me 86 miliard dollar.
Vlera e Ripple u rrit me 55.9% në 2.24 dollar për monedhë në këto momente që po shkruajmë.
Plot 38.7 miliardë monedha Ripple janë në qarkullimi ndërsa numri maksimal i tyre është 100 miliardë.
Ethereum u zhvendos në vendin e tretë për nga vlera total e tregu prej 69 miliard dollarësh.
Megjithatë bitcoin ngelet lider i pakontestuar në botën e monedhave kriptografike si aseti më me vlerë pavarësisht alternativave të shumta që kanë nisur rrugëtimin e tyre në 2017-ën.
Ripple filloi si një rrjet pagesash bazuar në blockchain. Mbi 100 banka përdorin rrjetin e pagesave të Ripple e shumë të tjera pritet ti bashkohen. /PCWorld Albanian