Njëra nga finalet më të mira në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve është zhvilluar në Stamboll në vitin 2005.
Milan dhe Liverpool u takuan në finale në një ndeshje që nuk harrohet asnjëherë nga adhuruesit e futbollit.
Rossonerët ishin në epërsi prej tre golave pas 45 minutave të para të ndeshjes, por në pjesën e dytë Liverpool arriti ta barazonte rezultatin në 3-3.
Ndeshja shkoi në lojë shtesë dhe pastaj në penalti ku triumfuan anglezët 3-2 pas ekzekutimit të 11 metërshave.
Paolo Maldini dhe Hernan Crespo me dy gola ishin shënuesit te Milani, ndërsa Gerrard, Shmicer dhe Alonso shënuan për The Reds.
Futbollistët që luajtën në atë finale do të përballen edhe njëherë, por kësaj radhe si të pensionuar nga loja më e bukur në botë futbolli.
Më 23 mars është caktuar zhvillimi i miqësores në Anfield, ndeshje që pritet të ketë shumë tifozë, pasi në fushë do të zbresin legjendat e të dyja klubeve.
Steven Gerrard, Xabi Alonso, Dietmar Hamann, John Arne Rise, Vladimir Smicer, Djibril Cisse, Luis Garcia, Jerzy Dudek e futbollistë të tjerë të asaj kohe do të jenë në formacionin e Liverpoolit.
Ndërkohë fanellën e Milani do ta veshin lojtarët si Paolo Maldini, Hernan Crespo, Leite Kaka, Andrea Pirlo, Gennaro Gattuso e Andriy Shevchenko do të jenë në formacionin e Rossonerëve.
Të gjitha të adhuruar nga kjo sfidë do të shkojnë për një fondacion që kujdesët për fëmijët me nevojat ë veçanta. /Telegrafi/