Rinumërohen mbi 77 për qind e vendvotimeve

E publikuar: 27/01/2026 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KQZ bën të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Sipas KQZ-së, në QNR deri tani janë rinumëruar mbi 77 për qind apo 1,973 nga 2,557 vendvotime, 28 komuna përmbyllin procesin.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 77% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 28 dhjetor në Kosovë.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.