Ajo është ndër artistet që ka arritur për një periudhë të shkurtër të eksperimentojë me zhanret muzikore.
Bëhet fjalë për Rina Balaj, e cila tashmë ka prekur majat e suksesit me projektet, përfshirë edhe bashkëpunimet.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka ndarë disa imazhe tërheqëse, ku vërehet edhe ndryshimi i saj.
“Vendosa të jem vetvetja këtë vit”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Një mesazh i tillë vjen pasi gjatë ditës së sotme (e shtunë) një numër i madh i artistëve zgjodhën personazhe të ndryshme për festën e ‘Halloween’.
Përndryshe, “Tokyo” mbetet kënga e fundit e saj, që erdhi në bashkëpunim me Sin Boy. /Telegrafi/