Pas kthimit nga pushimet atmosfera në familje nuk është e njëjtë, në nivelin e saj maksimal të entuziamit dhe energjisë. Por fëmijët janë të vetmit që vazhdojnë të kënaqen, dhe ndoshta duhet marrë një shtysë prej tyre. Kthimi do të thotë një fillim i ri, që duhet parë me pozitivitet.
20:35, 25 Gusht 2015
Cila mund të jetë lista e projekteve të vjeshtës për nënat?
Të jesh në formë
Ka disa propozime të mira që nuk dalin nga moda, por këshillohen çdo vit ndoshta në mënyra të ndryshme. Zakonisht bëhet fjalë për t’u regjistruar në një palestër, të hani më mirë, të frekuentoni një kurs etj. Mundohuni që këto gjëra t’i bëni gjatë kohës kur babai ose dadoja është në shtëpi dhe mund të qëndrojë me fëmijët.
Stop ndjesisë së fajit
Cila nënë nuk është ndjerë asnjëherë në faj para fëmijëve të saj? Por ndonjëherë këto ndjenja faji nuk duhet të ekzistojnë. Të dalësh një mbrëmje me shoqet, shiheni si një mundësi lirie pas pushimeve me familjen, dhe jo një ndjesi faji se keni lënë në shtëpi fëmijët. Mjafton që të mos jenë vetëm.
Kaloni një kohë të kënaqshme me fëmijët
Edhe pse nuk kaloni shumë kohë me fëmijët për shkak të punës, duhet të organizoheni që t’i kënaqni pa fund. Një nga propozimet e vjeshtës për nënat është të provoni t’i dedikoni më shumë vëmendje fëmijëve kur jeni bashkë, duke fikur smartphone dhe tabletë.
Pranoni dobësitë tuaja
Fakti se mendoni se nuk keni bërë asnjëherë aq sa duhet është një ndjenjë e zakonshme, pothuajse tek të gjitha nënat. Mund të shfaqet menjëherë pas lindjes dhe gjatë gjithë adoleshencës së fëmijës. Sigurisht kjo pamjaftueshmëri sjell me vete edhe vuajtjen e nënës. Hapi i parë për të qënë mirë, dhe me pasoja pozitive në harmoninë familjare, është të pranosh kufijtë e tu. Nuk mund të jesh kudo, dhe mos gaboni kurrë të mbani gjithçka në kontroll. Fëmijët janë tolerues ndaj prindërve, pse të mos duheni më shumë?
Rrituni si njeri
Flitet shpesh për rëndësinë që ka dimensioni i feminilitetit tek një nënë, dhe kujdesi ndaj vetes duke frekuentuar palestrën apo parukerinë. Por qetësi do të thotë që të rritesh brenda vetes, pa braktisur kurrë dëshirën të njohësh dhe të mësosh. Një propozim i mirë për nënat është dedikimi me vëmendjen më të madhe evolucionit të brendshëm, duke lexuar më shumë, duke iu afruar kulturave të ndryshme. Vendosni në qendër më shumë njeriun, se sa femrën apo nënën, transmeton Top Channel.