Zvicra ka arritur të përmbysë rezultatin 2 me 0, për të mposhtur në fund Slloveninë 3 me 2 dhe tani shton edhe më shumë gjasa kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Francë vitin e ardhshëm.
Sllovenia befasoi me një lojë të mirë në pjesën e parë duke kaluar në epërsi me golin e Novakoviqit, ndërsa me të filluar pjesa e dytë realizoi edhe golin për 2 me 0.
15 minutat e fundit ishin fatale për sllovenët. Në minutën e 80 realizoi Dërmiq kurse tre minuta më vonë realizoi Stocker për 2 me 2.
Dërmiq ishte lojtar i këtij takimi pasi në minutën e fundit shtesë realizoi për 3 me 2.