Një lajm i madh për të gjithë adhuruesit e futbollit shqiptarë vjen sot, Milot Rashica rikthehet në fushën e blertë sot.
Werder Bremen ia bënë sefte sot, teksa të gjitha shtetet që lavdëruan protokollin shtetëror të shëndetësisë nga Gjermania dhe drejtuesit e federatave tjera do të jenë me katër sy nga divisioni i parë në futbollin gjerman, përcjell GazetaBlic.
Werderi i Milot Rashicës do të jetë nikoqir i Bayer Leverkusen, ndeshje kjo që luhet të sonte me fillim nga ora 20:30.
Rashica ka qenë fantastik edhe në këtë sezon për skuadrën gjermane kur deri para pezullimit të sezonit në muajin mars kishte shënuar 7 gola dhe 4 asistime në 20 ndeshje sa kishe luajtur.
Rashica pritet që të ketë po të njëjtën formë pasi që ka punuar vazhdimisht edhe në karantinë.