Një burrë i cili është rikthyer në vendlindjen e tij pas një misioni ushtarak, është pritur me plot dashuri nga familjarët e në veçanti nga e bija e cila vrapon për ta përqafuar, derisa djali i vogël ishte kapluar nga emocionet dhe nuk mund të ecte duke qarë.
Ushtari Ian Gavagan ishte një nga 100 ushtarët tjerë që aterruan në bazën ushtarake Casemend në Dublin, pasi për gjashtë muaj ishin në një mision paqeruajtës në Golan në vijën kufitare Izrael-Siri, transmeton Telegrafi.
Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin emocionues kur paqeruajtësi i Kombeve të Bashkuara, Gavgan pritet duar hapur nga familjarët e tij, të cilët vrapojnë për ta përqafuar dhe bërtasin nga gëzimi.
Por, i biri i Gavagan, Sean nuk mund të lëvizte nga emocionet derisa lotët i rrjedhin në fytyrë pa ndërprerë.
Që nga publikimi i kësaj videoje ajo është shikuar nga mijëra persona që kanë pasur vetëm reagime pozitive për familjen nga Irlanda, që iu gëzuar rikthimit në shtëpi të zotit të shtëpisë. /Telegrafi/