Pas riparimeve nga dëmtimet e sulmit të fundit, rikthehet në funksion zyra postare Zveçan-2

E publikuar: 02/04/2025 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Posta e Kosovës ka njoftuar qytetarët se zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plotësisht në funksion pas përfundimit të riparimeve të nevojshme si pasojë e dëmtimeve nga sulmi i fundit, shkruan InfoSot.

“Me përkushtim dhe profesionalizëm, kemi realizuar restaurimin e plotë të infrastrukturës, duke përshirë vendosjen e xhamave dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona,” thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Zyra postare Zveçan-2 është tashmë e pajisur me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka rifilluar ofrimin e shërbimeve në sportel.

Dega e Postës së Kosovës në Zveçan u hap më 27 mars, në të njëjtën ditë kur u hap edhe në Zubin Potok – të dyja komuna në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Më parë në këtë objekt ndodhej Banka Kursimorja e Postës së Serbisë, që u mbyll në maj të vitit të kaluar.