Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është rikthyer në fushat e gjelbërta pas një lëndimi të gjatë. Ai ka luajtur për ekipin rezervë të Arsenalit ndaj Reading, në Emirates.
23-vjeçari ka humbur pjesën më të madhe të sezonit të ‘Topçinjëve’ pas një lëndimi në kyçin e këmbës, dhe iu nënshtrua operacionit në muajin shkurt. Një lajm pozitiv për tifozët e ekipit nga Londra Veriore është se mesfushori anglez ka luajtur 88 minuta me ekipin e rezervave, ku është zëvëndësuar nga Glen Kamara./veqsport.com/