Rikthehet gara hapësinore SHBA-Rusi

20.04.2015 08:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rikthehet gara hapësinore SHBA-Rusi

Rusët duan Hënën. Shefi i Agjencisë Kombëtare të Hapësirës, Igor Komarov, njoftoi se në vitet 2029-2030 rusët do të arrijnë atë për të cilin patën dështuar në vitet ’60-a të shekullit të shkuar, duke shkelur në satelitin e Tokës.

Dhe ndërkohë, që këtë vit, Rusia do të duhet të fitojë “pozita udhëheqëse” të eksplorimit të Hënës dhe të Marsit, ky i fundit deri më tani thuajse është një ekskluzivitet i plotë i amerikanëve. Gara hapësinore është rikthyer, si një përbërës i detyrueshëm i një Lufte të Ftohtë. Në vitin 2024, Rusia ka në plan të “ndahet” nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, që do të duhej të shënonte fillimin e epokës së bashkëpunimit dhe rikthyer tek modulet vetjake hënore, satelitët, stacionet dhe në fund fluturimet në Hënë.

Telashet e superraketës

Nuk është rastësi, që kolonizimi hënor që iu propozua publikut për herë të parë, disa ditë pas aneksimit të Krimesë, kurse Rogozin, ish-udhëheqës i një partie ultra-nacionaliste, ka folur mbi këtë çështje si një domosdoshmëri “shpirtërore” për një komb që nuk do të donte të kishte më kufij (dhe që në vitin 2030 mund të ketë ende të njëjtin president). Megjithatë, zëvendëskryeministri, u detyrua të ridimensiononte ëndrrat e tij disa muaj më parë, duke pranuar se më parë “duheshin bërë mirë llogaritë”. Por tanimë që kriza ekonomike në pamje të jashtme e ka kaluar pikën kritike, programi hënor është çuar në tavolinën e Vladimir Putinit. Hapi i parë do të jetë lëshimi në vitet 2024-2025, raketa e re super e rëndë “Angara 5B”, ende mjaft larg nga kolaudimi, dhe një numër dështimesh të testeve mbi raketat prototip, bëjnë mosbesues shumë ekspertë. Nisja është planifikuar nga kozmodromi Vostoçni, që po ndërtohet në Lindjen e Largët, pasi Moska vendosi që baza e marrë me qira në stepat e Kazakistanit, Baikonur, nuk mund të funksiononte përgjithmonë kështu.

Kozmodromi i ri

Por, pikërisht kantieri i Vostochnit ditët e fundit është shndërruar në një çështje të nxehtë për Kremlinin. Pasi Rogozini i pati raportuar Putinit, se pjesa më e madhe e punës kishte përfunduar, punëtorët nisën një grevë urie, për shkak se nuk po paguhen më. Në çatinë e kazermave, punëtorët shkruan “I dashur Putin V.V Na shpëto”. Duam të punojmë. Katër muaj pa rroga”. Nga kantieri, që Putin urdhëroi të përfundojë në dhjetor, mbërrijnë lajme mbi trazira, grindje dhe punëtorë që po largohen. Një nga menaxherët e projektit, tashmë është arrestuar se nuk ka paguar punëtorët, por situata mbetet ende e tensionuar, në një kohë që punëtorët e mbetur kishin ndërmend të merrnin kontakt me presidentin, gjatë daljes së këtij të fundit në televizion, për një protestë publike.

Pak dëshirë për të shpenzuar

Amerikanët nuk kanë një traditë të dyshimit mbi teknologjinë e prodhuar në SHBA. Megjithatë, sot që NASA duhet të lypë për fonde, vetëm 22 për qind e amerikanëve kërkojnë që buxheti i Agjencisë së Hapësirës të rritet. Kjo skicon besimin ndaj epokës së Kenedit mbi “kufirin e ri” të kozmosit, ndërsa në Rusi 47 për qind deklarojnë se çdo rubël e investuar në hapësirë, është e mirëpritur. Agjencia “Novosti” siguron se me gjithë shkurtimet dhe inflacionin e rublës, Kremlini do të derdhë jo më pak se 3400 miliardë rubla (57 miliardë euro) për garën hapësinore. Obama nuk po ia arrin të bindë një Kongres ngurrues, se votuesit janë vërtetë të etur për të shpenzuar më shumë dollarë për projektet e këtij viti, për shembull çuarja e një njeriu në orbitë rreth Marsit brenda vitit 2030.

Ashtu si në vitet 60-a

Debati mbi misionin, i organizuar nga faqja e internetit “Slate” përçan menjëherë: më mirë astronautet gra, konsumojnë më pak kalori dhe peshojnë më pak, si të mos mërzisësh ekuipazhin gjatë fluturimit, do të mposhten apo jo pilotët duke mos parë më tokën, sikurse personazhi që luan Xhorxh Klunej në filmin “Gravitet?” Dhe së fundmi, Ligji Ndërkombëtar të lejon apo jo “të blesh” një asteroid, nëse po, qytetarëve dhe kompanive? Amerika e vitit 2015, pak romantike, shumë konfliktuale, tejet sipërmarrëse, mjaft narcisiste. Për ta zgjuar, si në vitet ’60-a, do të duhet një sukses rus i nipërve të Georgi Akimoviç: të shohim nëse Putin do t’ia dalë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Trump: ShBA-ja po udhëheq botën në AI – “Mos e vrisni pulën që bën vezët e arta!

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar