Rikthehet Europa League, ja sfidat

E publikuar: 04/11/2015 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dy javësh shkëputje rikthehen takimet ne Europa League dhe në kalendar do të luhen ndeshjet e katërta të fazës së grupeve. Praktikisht do të luhen po të njëjtat duele si 14 ditë më parë, e thjesht sa do të ndryshohet fusha sidoqoftë pas 3 javëve të para janë vetëm 3 skuadrat që kryesojnë me pikë të plota: Napoli, Rapid Wien dhe Sporting Braga të cilat janë në pozita vërtet shumë të mira për t’u kualifikuar mes 32 ekipeve që do të vazhdojnë më tej aventurën e tyre në fazën e ndeshjeve me eliminim të drejtpërdrejtë. Një ndër duelet më të rëndësishëm do të luhet në Amsterdam Arena, ku Ajaksi do të presë Fenerbahcen. Në takimin e parë në Stamboll sulmuesi brazilian Fernandao u fut në fushë si zëvendësues për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes pikërisht në minutën e parafundit.

Për habinë e të gjithëve Grupi A kryesohet nga Molde, që ka 3 pikë më shumë se klubi turk dhe plot pesë më tepër sesa dyshja Celtic – Ajax, kështuqë ekipi i Frank de Boer do të bëj cmos për të fituar këtë takim për të përmirësuar pozitat, natyrisht duke shpresuar edhe në një rezultat pozitiv të skuadrës skoceze, në sfidën tjetër. Në orën 19:00 Celtic-u i drejtuar pikërisht nga një trajner norvegjez si Ronny Deila do të presë në Celtic Park ekipin e Solksjaer, në një ndeshje ku do të përballen dy skuadrat kampione të këtyre vendeve. Dy skuadrat e vetme që kanë barazuar që të tre takimet e para në Grup janë Liverpuli dhe Paok-u gjithsesi ndryshe nga klubi nga Selaniku “të kuqtë” renditen të dytët në Grupin B dhe skuadra ka filluar të shijojë frutet e punës së trajnerit gjerman Jurgen Klopp. Që pas emërimit të tij klubi nga Merseyside nuk njeh humbje dhe pas triumfit në Premier League brenda në Stamford Bridge ndaj kampionëve në fuqi Liverpuli do të përpiqet të sigurojë fitoren e parë të kësaj faze në Tataristan, ndaj ekipit rus Rubin Kazan. Edhe ky grup kryesohet në mënyrë surprizë nga një ekip zviceran, dhe skuadra e Sionit pas fitores së dy javëve më parë brenda në Bordeaux këtë radhë mund të kënaqet qoftë edhe me një barazim ndaj ekipit të Willy Sagnol.

Napoli do të presë në San Paolo kampionët e Danimarkës Midtjylland në një grup ku të dy ekipet janë në pozita shumë të mira për t’u kualifikuar, ndërkaq në Grupin C Borussia kryesuese për shkak edhe të diferencave të mëdha duket se më shumë e ka mendjen te derbi i fundjavës me Schalken sesa te modestët azerbajxhanas të Qabala-s, ndërkaq Paok-un e pret një takim tepër i vështirë në Rusi me Krasnodarin. Në mbrëmje spikat takimi Tottenham – Anderlecht, përsëritja e finales së 31 vjetëve më parë në Kupën UEFA. Grupi J në fakt është ndër më të fortët me katër skuadra në vetëm 2 pikë, por “gjelat” për momentin pozicionohen në vendin e tretë dhe disfata në Bruksel ka vënë në dyshim kualifikimin e klubit londinez. Po në orën 21:05 Lazio-on e pret një sfidë e vështirë në Norvegji përballë Rosenborgut, duke patur paraysh faktin që “bardhekaltërit” kryesojnë Grupin G, por në fundjavë luajnë derbin e kryeqytetit me Romën.

Tepër i ekuilibruar paraqitet edhe Grupi I, ku janë katër skuadra në vetëm 3 pikë dhe kalendari ofron ndeshje të tilla si: Belenenses – Basel dhe Lech Poznan – Fiorentina. Dita do të nisë herët në Europa League me takimin e vlefshëm për Grupin H, ku moskovitët e Lokomotivës do të përballen në Stamboll në orën 17:00 me Beshiktashin, ndërkaq po në të njëjtën orë Qarabag-u, ekipi ku luan Ansi Agolli do të presë në Baku skuadrën kryesuese të Grupit J, Monaco./ss/