

Modelja Kelly Rohrbach do të luajë rolin mitik të Pamela Anderson në versionin kinematografik të ‘Baywatch’. Konfirmimi vjen nga aktori Dwayne Johnson (The rock), i cili interpreton në film bashkë me Zac Efron dhe Alexandra Daddario.
Në profilin e tij në Instagram, aktori i njohur ka postuar një foto me Rohrbach teksa stërviten në plazh dhe modelja ka veshur kostumin e plazhit ikonë të serialit të suksesshëm të viteve ’90.
“Për rolin e C.J. Parker duhet të sigurohesha që @kellyrohrbach të ishte mjaftueshëm e fortë”, ka shkruar aktori në rrjetin social. Ky është roli i parë i protagonistes për modelen, duke qenë se deri më sot ka interpretuar vetëm role të vogla episodike.

















