Rikthehen Besi dhe Erioni, publikohet videon me 'çizmet fluturuese'

E publikuar: 05/01/2018 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Akorët Bes Kallaku dhe Erion Isai kishin premtuar se së shpejti do të shfaqeshin në një version ndryshe. Ata kanë zbuluar një pjesë të projektit që pritet të dalë në dritë.

Video e publikuar e ka gjetur frymëzim nga ngjarjet e fundit politike të zhvilluar në vend.

Në video shihet Besi që ka dal në trotuar për të shitur këpucë. Papritur afrohet Erioni dhe e pyet për çmimet.

Pasi ia shpjegon çmimet dhe Erioni e pyet ‘’Vetëm kaq keni?’’ Besi fillon të bërtasë Edi Rama dhe papritur dy çizme i fluturojnë mbi kokë.

‘O vëlla a ke magazinën në kat të dytë’ i thotë Erioni. Jo e ka shtëpinë Monika Kryemadhi.- përgjigjet ai. /Gazeta Express/ 

Credit: @bes kallaku