18 fotot e postuara nga Rihanna brenda ditës në Instagram kanë bërë që ajo të jetë ndoshta njeriu i parë në botë që e ka bërë këtë.
Rihanna po then si rregullat e shkruar ashtu edhe të pashkruar të rrjetit social Instagram.
Ajo është përjashtuar nga ky rrjet për rreth gjysmë viti, pasi ka postuar fotografi e zhveshur, gjë që është kundër rregullave të Instagram, por përsëri është rikthyer, transmeton Lajmi.net.
Tani Rihanna ka bërë diçka tjetër ndryshe nga të tjerët. Ajo ka marrë pjesë në një karnaval në vendlindjen e saj në Barbados dhe vazhdimisht ka ndarë me fansat fotografi nga festa.
Brenda 24 orëve këngëtarja ka postuar 18 fotografi, e në rregull të pashkruar që thuajse të gjithë në botë po i përmbahen, thuhet se 3 deri në 4 fotografi në ditë është mjaftueshëm.
Por, kjo është Rihanna./Lajmi.net