Rihanna dhe producenti Evan Rogers janë bashkuar për të kujtuar krijimin e hitit të parë të këngëtares “Pon de Replay”.
Dyshja kanë dhënë një intervistë për “Vulture” ku kanë folur për krijimin e këtij projekti muzikor dhe impaktin që pati tek publiku.
“Të gjithë thonin se Rihanna është shumë e lezetshme por nuk di të këndojë, kënga do të shndërrohet në hit por vetëm sepse ajo është kaq simpatike” -tha Evan i cili theksoi se komente të tilla e irritonin.
Ai shtoi se e dinte shumë mirë që do të vinte dita ku Rihanna do të këndonte këngë si “Stay” dhe “Diamonds” që kërkojnë një shtrirje më të gjerë vokali.
Rihanna tha se megjithëse jo shumë njerëz besonin tek ajo gjatë fillimeve të karrierës në vitin 2005, “Pon de Replay” do të mbetet kënga që i hapi rrugën drejt një dekade e gjysmë suksesi në industrinë e muzikës.