Rihanna e “urren” Rita Orën

E publikuar: 06/05/2015 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rihanna nuk ka qenë dakord që këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora të merrte pjesë në festën pas mbrëmjes në Met Gala të organizuar prej saj.

Sipas britanikes prestigjoze “Mirror” këngëtarja 27-vjeçare nuk ka preferuar këngëtaren shqiptare për shkak të një konflikti të hershëm.

RiRi do të mbante festën e organizuar prej saj në klubin e natës Up & Down në New York, por ka refezuar kategorikisht që këngëtares shqiptare t’i dhurohej një ftesë.

Një burim i tha “The Sun” se ajo ka një konflikt real me Rita Orën dhe se ky ishte shansi i saj për tu hakmarrë.

Ajo e kishte bërë të qartë se këngëtarja shqiptare nuk duhej të hynte në këtë festë pa u ftuar, për asnjë arsye.

Edhe pse Rihanna dhe Rita Ora dikur kanë patur miqësi me njëra – tjetrën, tashmë është vërtetuar se diçka e ka krisur shoqërinë e tyre.

Pavarësisht se menaxhohen nga e njëjta kompani, këngëtaret me famë botërore tashmë janë në një konflikt real, që ka të bëjë me karrierën dhe famën.

Një burim pranë këngëtares shqiptare, tha se sidoqoftë Rita Ora nuk do të ishte e pranishme në këtë festë. Ajo kishte planifikuar të qëndronte me mikeshën e saj, Miley Cyrus.

tvklan.al