Make up artistja më e njohur në trojet shqiptare, Sellma Kasumoviq, tashmë ka thyer çdo rekord me punën e saj. Për artin që bën në fytyrën e secilës grua, së fundmi kanë dëgjuar edhe yjet botërore Rihanna dhe Kim Kardashian.
Puna tejet profesionale e Sellma Kasumoviq po përcjellet e po pëlqehet nga e gjithë bota. E këtë më së miri e dëshmojnë komentet dhe shpërndarja e fotografive të saj, nga ylli i muzikës Rihanna dhe ylli më i famshëm hollivudian Kim Kardashian.
Deri më tani asnjë shqiptare nga asnjë fushë nuk ka marrë komente pozitive nga Rihanna dhe Kim, për këtë arsye Express Rozë, ka marrë një prononcim nga Sellma se si është ndier kur puna e saj u shpërnda në llogaritë e yjeve botërore, të linjës së tyre të biznesit, para miliona fansave.
Sellma Kasumoviq tha se kur përjeton këso momentesh ndihet krenare dhe normalisht e lumtur që puna e saj ka ndikim kaq të madh në gjithë globin.
“Duke qenë se edhe unë personalisht, si shumica e njerëzve, jam fanse e madhe e këtyre dy personaliteteteve të mëdha të showbizit boteror, kur pashë se Rihanna dhe Kim më bënë repost në Instagram dhe kishin komentuar grimin e bërë nga unë, ishte një ndjenjë e veçantë”, tha Sellma për Express Rozë.
E pyetur se sa është motivuese kur merr komente pozitive prej ikonave të show bizit botëror, Sellma përgjigjet:
“Normalisht, është motivim goxha i madh, pasi që besoj se secili prej nesh do të ishte i motivuar dhe krenar nëse puna që e bënë me shumë dashuri dhe pa pushim njihet nga yje kaq të medha siç janë Rihanna dhe Kim”, thotë Sellma.
“Fenty Beuty by Rihanna” e quan të përsosur punën e Sellmës. Faqja e ndjekur prej miliona fansave, ka shpërndarë fotografinë e Sellmës.
Të dy fotografitë kanë marrë mijëra pëlqime.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që puna e Sellmës merr jehonë ndërkombëtare. Gjatë karrierës së saj, Sellma mori lavdata për punën nga VIP-at borërorë si: Pat McGrath, grimeri i Beyonce Sir John, Kylie Cosmetics – Kylie Jenner, Huda Beauty e shume të tjerë.
Të gjitha këto eksperienca Sellma thekson se e shtyejnë të punojë edhe më shumë.
Kujtojmë, se deri më tani Sellma ka grimuar të gjitha yjet e trojeve shqiptare si dhe shumë të tjera me famë ndërkombetare.