Në komunën e Prishtinës shpejt do të rifunksionalizohen kontejnerët nëntokësorë.
Këtë e ka bërë të ditur zyrtarja për mjedis, Seniha Bajraktari.
Sipas saj fillimisht kontejnerët do të ripërdoren në qendër për t’u shtrirë më pas në gjithë Prishtinën.
Në vitin 2013 u patën investuar 200 mijë euro për vendosjen e kontejnerëve, të cilët nuk u përdorën as një vit nga qytetarët për shkak se mirëmbajtja e tyre sipas qeverisë Ahmeti , kushtoi shumë shtrenjtë.

















