Riformatimi i Qeverisë, i vështirë

E publikuar: 17/08/2016 08:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partnerët e koalicionit qeverisës janë pajtuar për riformatimin e Qeverisë. Megjithatë, sipas tyre, ky është një proces i vështirë, prandaj nuk japin afate kohore se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Riformatimi i Qeverisë, i premtuar nga drejtuesit e koalicionit qeverisës, duket proces i vështirë për qeveritarët. Sipas tyre, ndryshimet në strukturë dhe në përbërje të ekzekutivit mund të prodhojnë efekte të ndryshme, prandaj thonë se nuk është proces i lehtë.

Megjithatë, partnerët e koalicionit pohojnë se është vlerësim i përbashkët i tyre se riformatimi duhet të ndodhë dhe shpresojnë që nuk do të ketë vonesa në këtë proces.

Në anën tjetër subjektet opozitare thonë se Qeveria “Mustafa” nuk duhet të riformatohet, por duhet të japë dorëheqje, pasi, sipas tyre, kjo Qeveri tashmë është shkelëse e Kushtetutës së vendit, shkruan sot gazeta “Zëri”.