Rifillon sot procesi gjyqësor për grushtin e shtetit në Malin e Zi

E publikuar: 09/10/2017 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Procesi gjyqësor për grushtin e shtetit në Mal të Zi rifillon sot dhe pritet që në këtë proces të dëshmojë deputeti i opozitës, Milan Knezheviq, njoftoi mbrëmë “Zëri i Amerikës”.

Gjatë gjithë javës janë mbajtur seanca në Gjykatën e Lartë të Podgoricës, ku të premten për herë të parë u mor në pyetje kryetari i partisë opozitare proserbe, Fronti Demokratik, Andrija Mandiq.

Ai akuzohet për bashkëpunim me qarqet kriminale në Serbi dhe Rusi për planifikim të armatosur mbi institucionet shtetërore të Malit të Zi dhe vrasjen e kryeministrit të atëhershëm malazez.

Mandiq mohoi çdo lidhje me organizatën kriminale duke e cilësuar procesin gjyqësor si të montuar dhe të motivuar politikisht.