Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për rifillimin e mbarë të prodhimit në gjigantin e madh ekonomik kosovar.
Ndërkaq kontaktuar nga Klan Kosova, Nika tha se ky proces tashmë ka filluar derisa të gjitha elementet dhe mjetet e prodhimit janë duke funksionuar sipas programimit.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të ‘’Ferronikelit’’ ka thënë se rifillimi i prodhimit është një lajm tejet pozitv dhe për çdo detaj të radhës do të informoheni.