Rifat Jashari e Ramush Haradinaj dorë për dore, momente gazmore mes tyre në Gllogjan

E publikuar: 24/03/2024 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ishte sot në Gllogjan, ku me ceremoni u shënua 26-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, ditës që njihet si nisja e luftës frontale të UÇK-së dhe frocave serbe në këtë zonë.

Ngrohtësisht, në fshatin e njohur të Deçanit e priti Ramush Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së, udhëheqësi i luftës në rajonin e Dukagjinit.

Jashari dhe Haradinaj ecën të kapur dorë për dore përreth kullave në Gllogjan, ndërsa u panë në disponim shumë të mirë.