Riedi ofertë Salihit, shkodrani kërkon më shumë para

E publikuar: 17/06/2016 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Riedi këkron të rikthejë Hamdi Salihin në Bundesligën e Austrisë. Drejtori sportiv i klubit austriak, Stefan Reiter, kishte parashikuar një lëvizje befasuese në ditët e fundit, por kërkesat e larta ekonomike të sulmuesit shqiptar e kanë detyruar drejtuesit e Riedit të bëjë prapakthehu, të paktën për momentin, duke shpresuar që 32-vjecari të reflektojë dhe ta pranojë ofertën e tij.

Në fakt sipas mediave austriake, Salihi ka marrë një ofertë joshëse nga Superliga e Zvicrës, cka e ka shtyrë t’i thotë jo ofertës së Riedit ose më saktë të ketë kërkesë më të larta ekonomike

Drejtuesit dhe tifozët e Riedit i njohin mirë cilësitë e sulmuesit shkodran, që ka luajtur te kjo skuadër për dy sezone e gjysmë nga janari i 2007-ës deri në verë të 2009, periudhë gjatë së cilës ka shënuar 34 gola në 83 ndeshje të kampionatit.

Nga transferimi te Rapidi i Vjenës, Riedi përfitoi rreth 650 000 euro, shifër kjo e konsiderueshme për një klub modest.

Fakti që familja e Salihit është e vendosur në Austri, mund ta shtyjë shkodranin ta pranojë ofertën e Riedit.

Sezonin që sapo u mbyll Salihi ishte pjesë e skuadrës kampione të Shqipërisë Skënderbeu, duke fituar këpucën e artë të katëgorisë Superiore./supersport.al/