Pas vendimit të sotëm të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti që të shtyhet në mënyrë ‘të përshkallëzuar’ afati për targat ilegale serbe në Kosovë, ka reaguar edhe ish-emisari i posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump, Richard Grenell.
Ish-shefi i 17 agjencive të inteligjencës amerikane ishte shumë i shkurtër, por i qartë, në reagimin e tij pas zhvillimeve të sotme në Kosovë.“Rusët duhet të jenë shumë të kënaqur me Albin Kurtin tani”, shkroi Grenell në Twitter.
Përpos ish-ambasadorit Grenell, reagim ka ardhur edhe nga vetë Departamenti i Shtetit përmes një komunikate zyrtare, në të cilën thuhet se SHBA është e zhgënjyer pas vendimit të sotëm të kryeministrit Kurti.