Rezultatet preliminare nga zgjedhjet presidenciale në Francë

E publikuar: 10/04/2022 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Francë janë zhvilluar zgjedhjet presidenciale gjatë ditës së sotme.

E në bazë të përqindjes së arritur nga votat e qytetarëve thuhet se Emmanuel Macron, do të përballet me Marine Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze.

Sipas vlerësimeve në votat e hedhura sot në qendrat e votimit, mësohet se përqindja e votave ishte kësisoj: Emmanuel Macron 28.1%, Marine Le Pen, 23.3% dhe Jean-Luc Melenchon, 20.1%.