Paris Guri, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte i fundit në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, arriti të sigurojë 18,752 vota dhe hyri për herë të parë në Kuvend.
Megjithatë, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, ai mori vetëm 15,381 vota, të pamjaftueshme për t’u rizgjedhur.
Njëjtë si ky nga LDK pjesë e legjislaturës së dhjetë nuk arritën të bëhen edhe Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Arben Gashi, Serbeze Kabashi Muqaj e Arjeta Abazi.
Nga PDK-ja Altin Kraniqit, Fadil Demakut, Xhevahir Geci, Abelard Tahirit, Rashit Qalaj, Eliza Hoxha e Kosovare Murselit nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së re.
Në foltoren e këtij institucioni nuk do të dëgjohet as zëri i Driton Hysenit, Bylbyl Sokolit, Bajram Mavriqit Arjeta Rexhepit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Këmba përgjatë kësaj legjislature nuk do t’i shkelë në tempullin e demokracisë as Lahi Brahimajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

















