Turqia ka mbyllur procesin e votimit për zgjedhjet lokale në orën 16:00, ndërsa vijon procesi i numërimit në 81 provinca.
Nga rezultatet paraprake partia e Recep Tayyip Erdogan rezulton forcë e dytë në Turqi, e po ashtu dhe në Stamboll, Ankara dhe Izmir.
Rezultatet paraprake deri në orën 21:20 (ora lokale)
CHP: 38.55% të votave në Turqi, 50.185 në Stamboll, 58.43% në Ankara, 47.97% në Izmir
AK: 37.14% të votave në Turqi, 41.8% në Stamboll, 33.91% në Ankara, 37.16% në Izmir./tch