Kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti nga LDK-ja, është në epërsi ndaj kundërkandidatëve të tij pas numërimit të 13 nga gjithsej 88 kuti të votimit, që përfaqësojnë 5.53 për qind të votave të përgjithshme.
Sipas rezultateve të deritanishme, Ahmeti po udhëheq me 49.04 për qind të votave. Në vendin e dytë renditet Shukri Buja nga PDK-ja me 28.82 për qind, ndërsa pas tij vjen Ilir Qeriqi nga Vetëvendosje me 17.76 për qind.
Kandidati i Guxo, Ardian Bytyqi ka marrë 1.71 për qind kurse Bashkim Budakova i AAK-së, me 0.78 për qind.



















