Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedon, Sulejman ef. Rexhepi gjatë një interviste në MTV2 ka thënë se aksioni i së shtunës në Kumanovë është i projektuar.
“Çdo punë që ka fillim dhe mbarim dhe vend të caktuar është vetëm një projekt. Ajo punë te ‘Lagja e Trimave’ është projekt, asksush ndryshe s’mund të më bindë. Neve na dhemb ajo çka ka ndodhë atje, ajo që kanë përjetuar anëtarët e atjeshëm, familjet etj. Dikush prej qeverisë thoshte se do të bëjmë komepnsim të dëmëve materiale, por e them se ajo sështë asgjë, pasi askush s’mund ta paguajë tmerrin që kanë përjetuar ata njerëz”, tha Rexhepi.