Rexhepi: Islami nuk mbrohet dhe përhapet me brutalite

E publikuar: 26/12/2015 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ka organizuar mbajtur sesionin shkencor ” Kurani te shqiptarët”, i cili po mbahet për nder të 30 vjetorit të përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe.

Myftiu Naim Tërnava tha se tash e 30 vite më parë myslimanët shqiptarë e bënë pronë të tyre kuranin.

Zëdhënësi i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu tha se ndonëse edhe më herët kanë ekzistuar përpjekjet për t’i përkthyer Kuranin, por pas shpalljes së pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit shqiptar interesimi për përkthimin e kuranit u bë edhe më i madh.

Kurse, Sulejman Rexhepi nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, ka kohërat e sotme i ka quajtur kohëra të mbrapshta, duke thënë se edhe islami po ballafaqohet me sfidat më të ndryshme.

“Në kohën kur po akuzohet islami, pikërisht sot ne me ketë sesion po dëshmojmë se islami edhe mbrohet dhe përhapet me dituri dhe urti dhe jo me dhunë dhe me brutalitet. Mendoj se ndoshta është koha ku duhet t’i kthehemi një pune tjetër, sepse përkthimi siç e dini është problem me qenë autentik i fjalës së Allahut. Dhe mu për këtë duhet të bëhen përpjekje që të bëjmë edhe komentimin e Kuranit, për të mos u lënë hapësirë njerëzve dashakeq, që t’i japin kahje tjetër Kuranit”, ka thënë ai