Rexhep Selimin e gjeti të papërgatitur anulimi i protestës (FOTO)

E publikuar: 25/03/2016 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anulimi i protestës së partive opozitare, e paralajmëruar për datën 26 mars, qysh një muaj më parë, veç qytetarëve, ka befasuar dhe eksponentë të rëndësishëm të këtyre partive.

Paqartësia rreth mbajtjes apo jo të kësaj proteste u rrit, pasi partitë opozitare anuluan konferencën për medie, dhe liderët e tyre u takuan për të diskutuar, njofton Klan Kosova

Disa orë para këtyre zhvillimeve, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, shpërndau, në llogarinë e tij në Facebook, thirrjen për protestë.

12596220_1141644972520703_246973416_n

Nga këto zhvillimet lihet të kuptohet që askush nuk e kishte të qartë se çfarë do të ndodhte, dhe vendimi është marrë aty për aty, në takimin e liderëve në mesditë.

Pas takimit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje – shefi partiak i Selimit – Visar Ymeri, nuk ka pranuar të deklarohet për medie.

Por ishin dy liderët e partive opozitare ata që siguruan se kundërshtimi opozitar nuk do të ndalet, dhe protesta do të mbahet një ditë tjetër.

Llideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ishin partnerët politik opozitarë ata që kërkuan që protesta e nesërme të shtyhet për një moment më të përshtatshëm.

Ndërsa Fatmir Limaj, lider i NISMA deklaroi se opozita do të vazhdojë të qëndrojë e bashkuar, ndërsa protesta do të mbahet një ditë tjetër.