Rexhep Selimi: UÇK s’ka pasur asnjëherë më shumë se 20 mijë ushtarë

E publikuar: 02/06/2016 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se askush nuk mundet të mohoj se tashmë numri i veteraneve është dyfishuar. Thekson se ky numër mund të rritet nëse vendi shkon në zgjedhje ndërkohë sipas tij UÇK’s’ka pasur asnjëherë më shumë se 20 mijë ushtarë.
“Ky numër nuk është definitiv, dhe ka me u tentuar që para zgjedhjeve me u rrit ende”, tha Selimi për televizionin Rrokum.

Ai ka theksuar se njerëzit që kanë ndihmuar lirinë dhe luftën e Kosovës janë 1 milion qytetarë, por kur bëhet fjalë për struktura ushtarake të organizuara 46 mijë, 70 mijë apo 100 mijë veterane nuk ka pas mundësi me qenë luftëtar në luftë.

Selimi ka thëne se ne nuk kemi arritur të kishim ma shumë se 20 mijë ushtarë në luftë.