Rexhep Selimi: Po shoh e po dëgjoj burra që po i shesin trimëri virusit, se s’ka pasë çka m’ban plumbi në luftë e s’ka çka m’ban as Coronavirusi mu…

E publikuar: 09/04/2020 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërto CV & Apliko ⬆️⬆️

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka kritikuar ashpër injorimin e qytetarëve që po i bëjnë ndaj pandemisë Covid-19.

Selimi në një shkrim të tijin në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që mos të tregojnë trimëri përball koronavirusit, por t’i respektojnë vendimet dhe të kenë kujdes maksimal për vetën dhe ata që i kanë afër, raporton Infosot.com.

Shkrimi i Raxhep Selimit

“S’KA TRIMNI E BURRNI ME VIRUS”

Kur shumica e qytetarëve të vendit po tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë me respektimin situatës së pandemisë, kur qeveria, mjekët, policët dhe mekanizmat e tjerë shtetërorë po bëjnë të pamundurën për t’u përballur me këtë virus që e ka pushtuar botën, aty këtu po shoh e po dëgjoj burra që po i shesin trimëri virusit. “S’ka pasë çka m’ban plumbi në luftë e s’ka çka m’ban as Coronavirusi mu…” 

Lexo edhe:

Nuk ka trimëri as as burrëri me coronavirusin! 

Trimërinë duhet ruajtur aty ku e ka vendin. 

Të përdorim maska e dorëza, t’i pastrojmë duart e ambientin, ta ruajmë veten e mbrojmë njerëzit që i kemi pranë. Të mbajmë distancë kur duhet patjetër të dalim nga shtëpitë e të qëndrojmë në shtëpi kur nuk ka arsye të fortë për të dalë!… 

Trimëri është ta mbrosh jetën e jo ta sfidosh atë.