Rexhep Selimi: Pushtet ma të poshtër Kosova kurrë nuk ka pasur

E publikuar: 20/12/2016 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i VV’së, Rexhep Selimi tha se që nga paslufta vendi ka pasur qeveri herë të mirë, herë të keqe, por sipas tij “pushtet ma të poshtër kurrë nuk ka pasur”.
“Akuzoni të vdekurin, kur ju thoni se ai paska kryer akt terrorist”, tha tutje Selimi, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ku po zhvillohet debati për rastin e vdekjes së aktivistit të VV’së, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ai arrestimin e Deharit dhe të tjerëve, të dyshuar për terrorizëm, i ka konsideruar si montim politik, për të kaluar në Kuvend marrëveshjet dhe rezolutat e dëmshme për vendin.

“Ju bëjmë përgjegjës për arrestimin e gjashtë aktivistëve të Vetëvendosjes… Ju bëjmë përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit”, tha nder-tjera deputeti i VV’së. /GazetaExpress/.