Rexhep Kadriu po dëshmon se gjithçka është e mundur kur punon për nevojat e qytetarëve, Kadriu me shumë angazhim e motiv shtesë e ka nisur punën në Qeverinë e Haradinajt. Në një postim në facebook Kadriu ka dhënë lajmin e madh se pas një muaji do të nisin punimet e autostradës Prishtinë – Gjilan.
Lexojeni njoftimin.
Të nderuar qytetarë të Anamoravës,
Pas shumë vitesh bllokadë ndaj Anamoravës, Qeveria Haradinaj rikthen vëmendjen kah kjo pjesë e Kosovës. Duke qenë njëri nga ju që aq shumë e doni Gjilanin, Anamoravën në përgjithësi, dua ta ndaj një lajm të rëndësishëm me ju; pas një muaji nisin punimet për Autostradën Prishtinë – Gjilan.
Pra, tanimë neve si ministri e Infrastrukturës na është hap rruga për përzgjedhjen e operatorëve ekonomik të cilët do të merren me punimet në këtë Autostradë. Marsi është veç fillimi i projekteve për Anamoravën dhe Kosovën në përgjithësi. Gjithashtu, jemi në përfundim të procedurave për zgjerimin e hyrje-daljeve në Gjilan, Ferizai dhe Prizren, projekte këto të përkrahura nga BERZH-i. Urime Gjilan ka shkruar Kadriu./Infosot/


















