Njani prej themeluesve te LDK’s, prof. Rexhep Gjergji tha se LDK asht sot ne nji nga momentet e veta ma t’zeza, sepse dicka e nisun keq nuk mundet me mbarue mire.
Lidershipi aktual ka krye kercnime te delegateve, e kjo bani qe ne kete proces te montuem zgjedhor me u rizgjedhe Isa Mustafa.
Aklamacioni ishte mekanizmi ma i mire qe e perdoren per me kontrollue delegatet qe ma heret ishin shantazhue dhe kercnue prej ketij lidershipi.
Gjergji tha ne Televizionin Rrokum se u pamundesue ndrrimi eventual i rregullores, per me sigurue zgjedhjen e Mustafes, edhe pse dihet se Kuvendi e ka autoritetin per me i ndrrue statutin, rregulloren e gjithcka duhet.
Ne Kuvendin e LDK’s kishte gjithcka, vec demokraci jo, – tha Gjergji.
Pa pike turpi u lane ne doren e puntoreve te sigurimit njerez qe kane kontribue ne LDK tash 25 vjet e ne kohet ma te veshtira, – tha Gjegji, tu’ iu referue lanjies jashte te delegateve te degeve te LDK’s ne Zvicer e Gjermani, ne mesin e te cileve edhe Donika Gervallen.
Me mbete jashte Donika Gervalla asht nji gja jashtezakonisht e rande, – tha Gjergji, – Keta drejtues jane bukshkalë!
Mustafa ka qene nji nga njerezit qe ka luejte gjithmone ne hije, e pa qene kurre antar i LDK’s. Ai ka rol ne zhdukjen e pareve te 3% ne Diaspore.
Me ra LDK nga Ibrahim Rugova te Isa Mustafa e nga Fehmi Agani te Ismet Beqiri nuk ka ilustrim ma t’keq, – e mbylli fjalen e tij ne Televizionin Rrokum Rexhep Gjergji.