Rexha për “Reporterët pa Kufij”: Ata e dinë çfarë ndodh, na bashkohen në reagimet tona

E publikuar: 03/05/2025 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha sot në emisionin “Info Magazine” ka folur për organizatën ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”, në raportin e të cilëve, Kosova ka pësuar rënie në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Rexha ka thënë se “Reporterët pa Kufij”, e dinë se çfarë ndodh dhe se bashkohet me reagimet e tyre.

“Ata e dinë çfarë ndodh, ata e monitorojnë situatën, sepse ata na bashkohen në reagimet tona dhe reagimet e AGK-së janë publike, të gjitha organizatat e të drejtave të gazetarëve i marrin ato për bazë, sepse është një OJQ, kredibile, që ka 23 vjet që është themeluar dhe që ka treguar se ka për detyrë dhe obligim t’i mbrojë gazetarët”, u shpreh ai.