Duplex Club Prishtina ditë më parë pati hapjen sezonit dimëror, i cili si duket do të jetë i zjarrtë.
Pas një pushimi nga sezoni i gjatë veror, Duplex filloi rikonstruktimin e hapësirës.
Me enterier të punuar nga Marius Borova dhe Tedes, Duplex bëri një hap tutje në vendosjen e standardeve sa i përket jetës së natës.
Spikat dizajni unik dhe pjesët e larmishme ashtu si ndriçimi e efektet speciale të vendosura në klubin më prestigjioz kosovar.
“Është enterier siç themi ne shqiptarët, fjala e fundit dhe me standarde botërore”, thekson Kushtrim Hoxha, pronar i Duplex Club.
Hapja solemne e Duplex u mbajt me valltare e robotë të cilët krahas muzikës argëtuan të pranishmit që stërmbushën hapësirat.
Gjatë sezonit dimëror në Duplex pritet të performojnë yje të muzikës vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/
Duplex Club Prishtina