Revolja shkrep nga jastëku, vret fëmijën

E publikuar: 20/01/2016 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në qytetin amerikan New Orleans ka kumtuar se ka arrestuar një grua për shkak të vdekjes së nipit të saj trevjeçar.

Fëmija është vrarë nga revolja që gjendej nën jastëkun e gruas, e ajo ka shkrepur rastësisht gjatë natës.

Kumtesa e policisë, transmeton Koha.net, thotë se plumbi herët në mëngjes e kishte goditur fëmijën në gjoks, se ai ishte dërguar në spital dhe se ai pastaj kishte vdekur shpejt

Polici Garry Flot ka thënë se gjyshja e fëmijës Dionka Kennedy (42), e cila ishte punësuar në sigurim, u arrestua me akuzën për vrasje pa dashje, keqtrajtim të fëmijë dhe mospërkujdesje ndaj tij.

Akuza për vrasje pa dashje tërheq dënimin 5 vjet burgim, ndërsa keqtrajtimi deri në 40 vjet dënim me burg.