Revista Time shpall listën e personaliteteve të vitit

E publikuar: 17/04/2015 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Revista “Time” ka shpallur listën e përvitshme të 100 personaliteteve më me ndikim, ku bëjnë pjesë ndër të tjera, Barak Obama, Papa Françesku, Marine Le Pen, por edhe Keni Uest dhe Kim Kardashian.
Personalitetet e listës janë ndarë në pesë kategori. Te “titanët” gjejmë këngëtarin dhe producentin Keni Uest, Tim Kuk, yllin televiziv, Kim Kardashian, presidenten e Bankës Qendrore amerikane, Zhanet Jellen dhe miliarderen 31-vjeçare, Elizabet Holms.

Te “pionerët” dallohen kërcimtarja Misti Kouplend, aktorja amerikane, Riz Uidhërspun dhe ajo angleze, Ema Uatson, si dhe astronauti, Skot Kelli.

Aktori Bredli Kuper, këngatari Tim MekGrou, stilisti Aleksandër Uang, humoristi Xhon Oliver bëjnë pjesë te “artistët”.

“Liderët” përfshijnë Barak Obamën, Angela Merkel, por edhe presidentin kubanez, Raul Kastro, Benjamin Netanjahun, Hillari Klinton, Vladimi Putinin, Samatha Pauer (ambasadore e SHBA në OKB), kryeministrin irakian, Haider al-Abadi, kryeministrin grek, Aleksis Cipras, Xheb Bush, francezen Marine Le Pen dhe Kim Jong-un, diktatori i Koresë së Veriut.

Në kategorinë e “ikonave” përfshihen gjyqtari i Gjykatës së Lartë amerikane, Ruth Bader Ginsburg, këngëtarja, Tejlor Suift, stilistja, Diane von Furstenberg, ekonomisi francez, Thomas Piketi dhe Papa Françesku.