Mysafirët që nuk kanë para të paguajnë për ushqimin dhe pijet, në një restorant në Tokio të Japonisë, mund të lajnë enët apo të kryejnë punë tjera.
Deri më tani, në këtë lokal që është në qendrën e kryeqytetit japonez, janë ‘punësuar’ më se 500 vet, transmeton Telegrafi.
Sekai Kabayashi e ka hapur këtë restorant para dy vitesh, në mënyrë që të jetë në dispozicion për të gjithë, përfshirë edhe të varfëritë që duan një gjellë të mirë, por nuk kanë të holla.
Ish-programerja 33-vjeçare, që është e vetmja e punësuar me orar të plotë, tregon se ‘punonjësit’ obligohen që për 50 minuta kryejnë angazhime të ndryshme.
“Ata mund ta sjellin edhe shoqërinë, pastaj të punojnë deri në një turn për ta shpaguar. Unë jam e kënaqur që përfundojnë obligimet, ata që i kanë qerasur miqtë” ka thënë Kabayshai.
Gjatë ditës, shpagimi bëhet duke marrë porositë, shërbyer dhe pastruar. Larja e enëve bëhet në të dy turnet, ndërsa ata që janë pasdite, duhet të hedhin mbeturinat dhe ta lënë pastër sallën dhe tualetet. /Telegrafi/