Reshjet e mëdha gati në tërë Kosovën kanë shkaktuar vërshime në disa qytet të vendit, por gjendja më e rëndë ka qenë dhe po vazhdon të jetë në qytetin e Pejës.
Madje Komuna e Pejës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve që e kanë kapluar pesën më të madhe të qytetit.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka deklaruar për Klan Kosovën se reshjet do të vazhdojnë deri në orët e vona, ndërsa intensiteti i tyre mund të ndryshojë kohë pas kohe.
Të dhënat e IHMK tregojnë se reshjet më të mëdha kanë qenë në qytetin e Pejës të pasuara nga qyteti i Mitrovicës.
“Në Pejës kemi deri më tani reshje prej 42 litrave për metër katror, në Ferizaj 26 litra, në Prishtinë 31litër, kurse në Mitrovicë 35”, ka thënë Aliu.
Sipas IHMK-së reshjet do të pushojnë qysh ditën e nesërme ku parashihet që të kemi një ditë me diell dhe pa vranësira.


















