Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se pas reshjeve të shumta shiut gjatë natës së mbrëmshme, në disa rrugë të vendit tonë ka pasur rrëshqitje gurësh dhe si rrjedhojë e kësaj, rritje të rrezikut në trafik.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, ekipet e mirëmbajtjes janë aktivizuar dhe janë në teren duke pastruar rrugët ku pa pasë shembje të tilla.
Ministria njofton se rrëshqitje ka pasur në rrugën Pejë -Rugovë, në segmentin 1,5 kilometra poshtë urës në Drelaj,
“Në rrugën Pejë – Rugovë, në segmentin 1,5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar. Kujdes i shtuar duhet të ketë edhe gjatë vozitjes në rrugët tjera sidomos ato malore”, ka shtuar ministria.