Reshjet e borës kanë përfshirë disa komuna të Kosovës, duke krijuar vështirësi në disa zona të vendit.
Pamjet e dërguara nga lexuesit tregojnë gjendjen e vështirë të rrugëve në rajonin e Dushkajës së Gjakovës.
Në lidhje me situatën, kapiten Albin Sahatqija, Komandant i Njësisë Rajonale të Trafikut në Rajonin e Gjakovës, ka konfirmuar se ekipet e pastrimit të rrugëve janë në terren dhe po punojnë intensivisht.
Pavarësisht reshjeve të borës, rrugët në rajonin e Gjakovës janë të kalueshme
“Për momentin, gjendja e rrugëve është në rregull, pasi jemi në kontakt të vazhdueshëm me menaxherët e kompanive që po bëjnë pastrimin. Ata janë duke punuar që, pavarësisht vështirësive minimale në qarkullim, rrugët të jenë të kalueshme,” tha Kapiten Sahatqija për Telegrafin.
Ai gjithashtu apeloi që qytetarët të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjeve në këto kushte atmosferike.