Reshitaj: Kufijtë fizik të pa rëndësishëm përballë ligjeve të natyrës

E publikuar: 08/11/2017 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj takoi Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Pasi falënderoj shtetin shqiptar për kontributin që ka dhënë dhe po jep në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, respektivisht në ndërtimin e shtetit dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj, ministrja Reshitaj shprehu përkushtimin e saj maksimal në thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit.

Kufijtë fizik janë të pa rëndësishëm përballë fuqisë dhe ligjeve të natyrës dhe ndikimit që kanë në jetën dhe mirëqenien e qytetareve, andaj ne mjedisin këtej dhe andej Alpeve do ta trajtomë si një, duke u kujdesur që vendi ynë të dukët ashtu siç e meriton, si një vend i shkëlqyer turistik, shtoi nder të tjerash Ministrja Reshitaj.

Nga ana tjetër Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta uroi ministren për detyrën e re, duke ofruar përkrahjen e tij dhe të shtetit shqiptar në rrugën e zhvillimit dhe integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

Bashkërisht duhet të angazhohemi fuqishëm në ruajtjen e mjedisit dhe trashëgimisë së përbashkët , dëshmi e këtij angazhimi është edhe vizita e ministres Reshitaj që bashkë me ministrin Blendi Klosi të hedhin hapat e parë në këtë drejtim, përfundoi Presidenti Meta.