Reportazhi italian: Shqiptarët po u shesin armë militantëve të ISIS-it (Video)

E publikuar: 13/01/2016 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Televizioni Italian Rai UNO, ka realizuar nëj repotazh ku po thotë se trafikantët shtiptarë në Shkodër, po u sheshin armë militantëve të ISIS-it.

Portali Opinion.al, ka përkthyer reportazhin nga italishtja në shqip, transmeton Klan Kosova.

“Barka del nga hiçi. E shikojmë midis degëve të pemëve ndërsa përshkon fundin e liqenit. Këtij liqeni që shënon kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në bord ka dy njerëz dhe dy ngarkesa. Brenda janë kallashnikovë, granata dhe pistoleta. Me këto lloj armesh janë furnizuar luftëtarë te ISIS qe gjakosen Parisin 13 nëntorin e kaluar. Luftëtaret qe luftojnë nga Ballkani për ISIS janë mbi 1 mije, nga te cilët shume nga Kosova e cila ka numrin me te larte te luftëtareve ne raport me popullsinë. Trafikantet i fshehin armët në një vend shumë të sigurt, dhe kthehen ditën tjetër. Tregu i zi funksion kështu. Armët ngarkohen ne peshkarexha në Durrës dhe në Vlorë për të përfunduar sipas shërbimeve sekrete në duar të Mafias, grupet e së cilës i çojnë te terroristët”.